Tavë me makarona, mish pule dhe presh

Makaronat shkojnë më së miri të kombinuara me mish pule dhe presh.

Piqini në tavë dhe do të provoni një vakt të plotë dhe njëkohësisht shumë të thjeshtë në përgatitje.

Përbërësit:
220 gram makarona
150 gram brokoli
1 presh
2 copa gjoks pule
1 thelpi hudhër
1 lugë çaji erëza të përziera
1 kuti supë e gatshme
1 grusht djathë parmixhan i grirë
2 lugë gjelle thërrime buke
Vaj ulliri
Piper
Kripë

Përgatitja:
Gatuani fillimisht makaronat në një enë me ujë të kripur. Kullojini dhe lërini mënjanë.
Vendosni brokolin në një enë me ujë. Gatuajeni në mikrovalë për 3 minuta dhe më pas kullojeni.
Ndërkohë, nxehni një tigan me pak vaj ulliri dhe skuqni preshin derisa të zbutet. Shtoni mishin e pulës dhe gatuajeni për disa minuta. Hidhni më pas hudhrën, erëzat dhe pak piper. Përziejini mirë.
Shtoni brokolin dhe supën e gatshme. Ziejini për 5-10 minuta. Hidhni djathin dhe makaronat e ziera. Miksojini mirë dhe hidhini në një tavë. Spërkatini me thërrimet e bukës.
Mbulojini me letër alumini dhe piqini në temperaturën 180 gradë Celcius për 30 minuta. Largojeni letrën dhe lërini edhe për 10 minuta shtesë.

Loading...