“Ndryshim” – Poezi nga Zamira Agalliu

NDRYSHIM

Po vjen një ndryshim pa mëdyshje,
E më duhet ta ndaj zemrën në mes,
Në fund të fundit kam dy barkushe
Gjysma tjetër mund të më mbes’.

Një vajzë si hënë pesëmbëdhjetë
Shoqeve flokëarta, u tha, ”Vjehrra!”
I ngrita sytë e pashë drejt
Ah kjo ”rr-ja” më gris si ferra !

Që vajzë Unë thurja vetëm vargje,
Vargje – vargje që më vinin si vegime.
Unë që s’thura dot sikur një vajzë,
Tani po ia fal asaj si bij barkushen time.

Ndryshimi i ri më vjen pa mëdyshje
Më duhet ta ndaj zemrën në mes
Në fund të fundit kam dy barkushe
Gjysma për Të, gjysma t’më mbes’.
…………………………………………………
a@z

Loading...