Policia e Shtetit në solidaritet me Policinë italiane, në shenjë respekti për policët italianë, të cilët dhanë jetën në krye të detyrës

Policia e Shtetit në solidaritet me Policinë italiane, në shenjë respekti për policët italianë, të cilët dhanë jetën në krye të detyrës, në Trieste të Italisë, paraditen e sotme organizoi një ceremoni para Ambasadës Italiane në Tiranë.

Punonjësit e Policisë kanë mbajtur drejtqëndrim dhe për një minutë kanë mbajtur ndezur sirenat e Policisë.

Ambasadori italian në Shqipëri Alberto Cutillo falenderoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe punonjësit e Policisë për këtë gjest solidariteti.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, kur një nga dy vëllezërit e arr.estuar për v.jedhje, kërkoi leje për të shkuar në tualet, por i mori a.rmën policit duke lënë të vd.ekur në vend dy efektivët, Pierluigi Rotta dhe Matteo De Menego.

Loading...