Darina Shpengler nga Rusia kreu një ndërhyrje të vështirë kir.urgjikale, që zgjati rreth 11 orë në Londër.
Prej tre muajsh ajo po trajtohej në Mbretërinë e Bashkuar, duke kryer një seri operacionesh, ku kiru.rgët bënë përpjekjet e tyre maksimale për t’i dhënë Darinës një fytyrë të plotë që ajo nuk e ka pasur kurrë.
Vogëlushja ruse lindi pa buzë dhe pa pjesën e nofullës, i cili është një mutacion i rrallë gjenetik.
Fytyra e Darinës bëri që “fëmijët e tjerë të fr.ikësoheshin prej saj”, ndërsa pesha e saj është e barabartë me të një foshnje 1-vjeçar.
Pas përfundimit të operacionit, nëna e saj Elena, 47-vjeç, u përl.ot nga lumturia duke u shprehur:
E shihni, ajo ka mësuar të qeshë.”
Ndërsa babai i saj 49-vjeçar, Jury, teksa e përqafoi të bijën pas tre muajsh, i tha:
Vajza ime e dashur, ti je shumë e bukur. Babi të do shumë!”
Mungesa e gjysmës së fytyrës i ka shkaktuar pr.obleme të panumërta 6-vjeçares, e cila nuk mund të ushqehet normalisht si gjithë moshatarët e saj, gjithashtu ajo nuk mund të flasë siç duhet.
Mjekët rusë rekomanduan që i vetmi spital në botë për kirurgjinë komplekse të Darinës ishte “Great Ormond Street” në Londër.
Operacioni kushtoi 67.400 paund dhe u sigurua nga mbledhja e fondeve në atdheun e saj, ku prindërit e Darinës bënë apel në media për t’i ndihmuar, pasi nuk mund ta siguronin dot shumën.
Pas mbylljes me sukses të operacionit, profesor David Dunaway, i cili ishte një prej kirurgëve që operoi 6-vjeçaren, u shpreh:
Sapo kemi mbaruar operacionin e Darinës. Ka qenë një ditë shumë e gjatë, unë mendoj se kemi operuar për gati 11 orë. Jemi shumë të lumtur që gjërat shkuan siç duhet. Ne i bëmë Darinës një nofull të bukur, e cila është në një pozitë më të favorshme.”
Prindërit e 6-vjeçares i shprehën mirënjohje dhe falenderime për stafin e spitalit dhe punën e tyre të shkëlqyer.
Darina tani është rikthyer në shtëpinë e saj në rajonin e Krasnoyarsk të Siberisë ndërsa ka filluar mbledhja e fondeve për fazën tjetër, në të cilën kirurgët do të përpiqen të ndërtojnë nofullën dhe buzën e saj të sipërme.
Nëna e saj shpjegoi problemet e Darinës dhe sfidat e mëdha me të cilat është përballur.
Ajo rrëfeu:
Goja e saj është vazhdimisht e hapur dhe gjatë gjithë kohës në g.jak. Vetëm motra ime më mbështeti. Të gjithë të afërmit e tjerë ndaluan çdo komunikim me ne. Vëllezërit e mi, fëmijët e tyre, nëna e burrit tim, askush nuk donte ta pranonte Darinën. Por ne nuk e fshehëm kurrë Darinën nga njerëzit, por e marrin kudo ku shkojmë. A mund ta imagjinoni dot një skenë të tillë kur ne hyjmë në dyqan, shohim të afërmit tanë dhe ata menjëherë dalin jashtë, duke kërkuar nga fëmijët e tyre që të mos na shikojnë?’
Elena tregoi se kur lindi Darinën, stafi mjekësor fillimisht nuk pranoi t’i tregojë fëmijën.
‘I luta që të më tregonin vajzën time. Infermierja më shikoi dhe më pyeti -‘ A jeni gati ta shihni? Ajo është në një inkubator. Shkova afër dhe shikova – dhe pashë që goja e saj ishte e hapur dhe e gjerë. Më ra të fikët në atë moment. Më dërguan në kujdesin intensiv, ku mjekët sugjeruan ta linin foshnjën në spital. Por unë refuzova me forcë.
Në atë kohë burri i saj kishte pësuar një ak.sident dhe po trajtohej në një spital tjetër.
Elena shtoi:
Fytyra e tij nuk ndryshoi kur pa Darinën. Ai më tha: ‘Ajo është vajza jonë dhe ne do ta pranojmë ashtu siç lindi. Darina po qa.nte ditë e natë, dhe unë gjithashtu q.aja.”