Rruga e Kombit – Investim masiv në plotësimin e boshllëqeve të trashëguara

Në “Rrugën e Kombit”, falë koncesionit të mirëmbajtjes po mundësohet investimi për plotësimin e boshllëqeve të trashëguara, garantimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen cilësore duke u shndërruar në një rrugë me standarde europiane.

Ndërtimi i urës së re mbi lumin Drin, përforcimi i disa urave përgjatë gjatësisë së rrugës ndërkohë gjatë gjithë segmentit është bërë vendosja e sinjalistikës dhe tabelave nga e para, instalimi i kamerave inteligjente në 114 km, përfundimi i nyjes së re të Kalimashit si dhe shtrimi i korsive në afërsi të Kukësit, kanë dhënë efekte pozitive në reduktimin e numrit të aksidenteve në këtë rrugë.

Paralelisht po bëhet dhe mirëmbajtja rrugës duke ndërruar shtresat e asfaltit.

Aksi kombëtar Kukës-Morinë quhej i përfunduar deri pak vite më parë, por në të mungonin urat dhe mbikalimet, rrugët lidhëse me fshatrat përreth, po ashtu elementët e sigurisë.

Për të plotësuar rrugën me këto elementë, qeveria hapi kantieret e reja të punimeve në verilindje të vendit./atsh

Loading...