Sarandë/ Nesër votohet për kryetarin e ri të PD-së. Basha bën lëvizjen e papritur dhe kap në befasi delegatët demokratë

Dega e Partisë Demokratike Sarandë ditën e nesërme  pritet të zhvillojë votimin për kryetarin. Pas urdhërit urgjent të Bashës dhe dërgimit të 2 emrave si kandidatë, demokratët janë kapur në befasi të plotë dhe ende nuk kanë kuptuar se cfarë ndodhi, pasi në procesin e propozimit të emrave ishin lakuar emra të cilët nuk dihet se përse janë përjashtuar nga e drejta për të garuar.

Janë 270 delegatë të cilët janë thirrur të votojnë nesër  për kryetarin e ri. Nga burime të Saranda Web mësohet se pritet të ketë një bojkot masiv të këtij procesi, por edhe shumë të tjerë të cilët do të paraqiten te kutia për të respektuar procesin kanë vendosur të vënë kryq në fletën të cilën Lulzim Basha u ka vendosur si fletë votimi, duke e nxjerrë të pavlefshme.

Loading...