Ky është momenti kur familjarët e Stavri Minos, 50-vjeçarit që vdiq në Vlorë pasi përplasi kokën në tokë pas një konflikti, shkojnë në vendngjarje.
“Kush ta bëri këtë të keqe, o Perëndi e madhe” dëgjohet të thotë një grua.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku pas një konflikti 50-vjeçari u qëllua me levë në kokë duke humbur jetën në vendngjarje.
Policia njoftoi se për rastin në fjalë ka shoqëruar 3 shtetas; A.M, A.H dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Stavri Mino ishte i dënuar për veprën penale “dhunë në familje”.
Loading...