4 Parodistët e Rinj në “Al Pazar” shkëlqyen dhe nderuan një qytet të tërë si Vlora – Nga Ergys Alushi

4 Parodistët e Rinj të Vlorës u pritën mirë të shtunën në spektaklin e humorit “Al Pazar”.

Sollën gjallëri, shkaktuan të qeshura dhe u duartrokitën gjatë.Kjo ishte pjesëmarrja e parë e tyre në një spektakël humori me permasa kombëtare dhe si për herë të parë, paraqitja ishte shumë e mirë.

Ata shkelqyen dhe nderuan një qytet të tërë si Vlora, e cila ndër vite eshte nderuar e krenuar me humorin dhe paroditë e 4 Parodistëve të njohur vlonjatë, Meti, Agroni, Afrimi dhe Mania.

Të shtunën, shqiptarët degjuan 4 të rinj nga Vlora që kënduan dhe interpretuan bukur dy parodi dhe kuptuan se Vlora ndoshta do të vazhdojë të jetë “shtëpia e parodisë shqiptare”Por, që të ndodh kjo, djemtë duhet të mbështeten në vazhdimësi nga bashkia dhe institucionet kulturore, ashtu si u mbeshteten në shfaqjen e tyre të parë “Takohemi në FB” Vlora, ashtu si ka nevojë për shëtitjet kilometrike pergjate qytetit dhe bregdetit ka nevojë edhe për “shëtitjet shpirtërore”! Historia vazhdon…./Nga Ergys Alushi

Loading...