Kush është Albin Kurti, Kryeministri i ri i Kosovës

Albin Kurti, lideri i Lëvizjes VetëVendosje! është shpallur Kryeministër i Kosovës, pasi arriti të fitonte 25.79% të numrit të përgjithshëm të votave.

Albini u bë i njohur në vitin 1997, pasi në rezistencën ndaj Sllobodan Millosheviçit, u bë pjesë e Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit ë Prishtinës. Ai organizoi protestën e 1 tetorit të 1997-ës, e cila u shtyp nga forcat e Millosheviçit.

Në 1998-ën, Kurti do të bëhej sekretar i përfaqësuesit të përgjithshëm politikë të UÇK-së, Adem Demaçit. Gjatë bombardimeve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë, ku do të arrestohej nga forcat serbe më 27 pril 1999-ën. Me tërheqjen e forcave serbe më 10 qershor, ai u transferua në Serbi.

Më 13 mars të 2000 në Nish, Kurti u dën.ua me 15 vite bu.rgim të rëndë. Ai nuk e njohu kurrë vendimin e gjykatës, duke thënë se i shërbente regjimit të Millosheviçit. Për shkak të presionit të ndërkombëtarëve, më 7 dhjetor të 2001-shit, Albini u lirua.

Ndërsa më 23 prill të vitit 2003, ai do të diplomohej në Fakujtetin e Shkencave Kompjuterike dhe Telekomunikacionit në Universitetin e Prishtinës, si dhe vazhdon të jetë aktivist i të drejtave të njeriut.

Pas çlirimit të Kosovës, Kurti punoi si aktivist në Rrjetin e Aksionit për Kosovën, (KAN), që u themelua në vitin 1997.

Më pas në qershor të 2005-ës, në ndërtesën e UNMIK-ut, aktivistët shkruan “Jo negociata, vetëvendosje”. Ky ishte edhe hapi i madh i transforimit të KAN në Vetëvendosje.

Më pas aktivistët filluan të shkruanin parrulla në të gjithë Kosovën, ndërsa zhvilluan edhe protesta jo të dh.unshme.

Me kalimin e kohës, Lëvizja Vetëvendosje u kthye në parti.

Mirëpo Kurti do të provonte sërish shijen e prangave.

Në 2017-ën ai së bashku me dy deputetë, u arrestua pas protestave kundër marrëveshjes me Serbinë dhe atë të demarkacionit me Malin e Zi. Ata do të liroheshin nga bu.rgu, ku e vuajtën dën.imin në arrest shtëpie. Gjatë kësaj kohe partia do të drejtohej nga Visar Ymeri, ish-kreu i partisë.

Ai dha dorëheqjen , pasi zbuloi se deputetja Aida Dërguti, kishte fyer me fjalë fyese Albinin, gjatë kohës kur ky i fundit ishte në parabu.rgim. Pas dorëheqjes së tij, u larguan edhe shumë deputetë të tjerë, por Albini nuk lejoi që partia të shkatërrohej.

Kurti nuk i kurseu kritikat as ndaj qeverisë së Haradinaj, për marrëveshjen e mundshme me Serbinë. Pas dorëheqjes së Haradinaj, Kurti doli në një deklaratë për mediat, duke e quajtur një vendim të vonuar. Njëkohësisht ai kishte ndezur edhe motorët e garës zgjedhore.

Tashmë ai mori besimin e qytetarëve të Kosovës dhe do të shohim nëse do të përmbushë premtimet e bërë gjatë 14 viteve në opozitë, ku duhet të vërtetojë se Kosova ka gabuar.

Loading...