Historia rrëqethëse e gjyqtares që iu dogj makina,dhuroi zemrën e djalit që i vd.iq në ak.sident

Gjyqtarja Ariana Liço, të cilës i dogjën mbrëmjen e kaluar makinën nuk është e panjohur për publikun.

Në vitin 2004, djali i saj i madh Erioni pësoi një aksident me motor në qytetin e Napolit në Itali, aty ku edhe studionte për juridik. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk mundi t’i mbijetonte përplasjes duke ndërruar jetë pas disa ditësh në koma.

Megjithatë një pjesë e tij nuk rreshti kurrë së jetuari, dhe ajo ishte zemra e tij që mbahej ende në punë prej aparaturave.

E pyetur nga mjeku nëse donte ta jepte zemrën e tij për një transplant, Ariana u përgjigj vetëm me “po”. Me kalimin e kohës, Ariana humbi kontaktet me zemrën e të birit duke mos marrë vesh në kraharorin e kujt rrihte.

“Studionte në Fakultetin Juridik të Napolit. Dhe më tha se pas dy ditësh do të vinte në Shqipëri. Ai u aksidentua në rrugë nga një makinë dhe goditja ishte fatale. Unë i flisja mendoja se më dëgjonte por nuk e ktheva dot në jetë. Kur thashë po për zemrën e tij, mu duk sikur ai më shihte dhe më thoshte bravo,“-thoshte Ariana.

Ndërsa Erjoni u varros në Berat pranë babait të tij, Hiqmetit, i cili punonte gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Krujë e ishte ndarë nga jeta për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Falë emisionit të asaj kohë “Njerëz të humur”, Ariana arrin që të bashkohet me zemrën e Erionit, e cial rrihte në kraharorin e një italiani i cili e quajti gjyqataren ‘mama’ duke e ftuar edhe që ta vizitonte sapo të kishte mundësi.

Loading...