“Më puth në vjeshtë” – Poezi nga Bruna Gjoni Pervathi

Më puth në vjeshtë

Po vij ta përkund zemrën me një gjethe vjeshte
Mos u drithërro nga puthja ime se shumë nuk do të rri
Erdha të ulem pak caste mbi buzëqeshjen tënde
Të ndjesh pulsin tim që rreh tek ti

Po vij me një grusht gjethesh të tharra në duar
Mos u ligështo kur në to të shohësh lot
Aty kam mbledhur mallet e gjithë shekujve
Aty janë vjeshtët tona …që luten tok

Po vij me një gotë vere të rri pak .. vetëm pak
Të shoh në sytë e tu,sesi digjen diejt
Të zhvishemi mallesh mbi kraharor të malltë
Më puth këtë vjesht, e të cmënden qiejt

Loading...