“E drejta autorit nuk është vetëm një tekst, një këngë… Éshtë shumë më shumë se kaq” – Nga Elma Doresi

E drejta autorit nuk është vetëm një tekst, një këngë… Éshtë shumë më shumë se kaq..

Përpara disa kohësh rastësisht në një tavolinë mu tha : E kemi vendosur të drejtën e autorit.
Në ç’kuptim i thashë? Ose më saktë çfarë nënkuptoni ju me këtë të drejtë?

– Ti merr një vepër tha, nga X autor i huaj, por pa i marr të drejtën atij ti e vendos.

Vetëm kaq i thashë? Një tekst?
Ne vjedhim i thashë.
Në bëjmė shfaqje me’ kasetë’ quhej dikur ndërsa sot i themi ‘shfaqje youtube’.
Tekste të vjedhura.
Koncepte të vjedhura.
Skenografi të vjedhura.
Kostumografi të vjedhura.
Regji të vjedhura.
Mjafton të bësh një kërkim fare të thjesht e do të shikoni se shfaqja apo koncepti apo skenografia, kostumografia paska pas një ‘baba krijues’ më parë.

Kjo për mua është e drejta e autorit.
Dhe nëse do të më pyeste dikush se çfare mase do të merrje në të tilla raste, do të ishte :
Dëmshpërblim shfaqje dhe heqja e të drejtës të profesionit të paktën për 10- të vite.
Éshtë vjedhje, e të tilla veprime duhen dënuar nga institucionet përkatëse, njësoj si ai që vjedh një banesë, një fond, një makinë, edhe këta duhen dënuar.

Vjedhje tekstesh : që shiten si krijim personal.
Vjedhje skenografie apo kostumografie (këtu ndodh që t’ia marrin dhe një vepre tjetër) : shiten si krijim.
Vjedhje konceptesh : që shiten si gjetje.

Dhe të gjitha bashkë, kjo kur ndodh që shfaqja është 100% vjedhje : që shiten si bashkëpunime të frytshme.

Kjo është të merresh me të drejtën e autorit.
Prandaj lufta është sa e thjeshtë aq edhe e vështirë : Lufta e krijimtarisë përballë vjedhjes.

Loading...