Neser familja dhe miqte i japin lamtumiren e fundit ish-futbollistit shqiptar, 24-vjecar, Aldi Cala, u gjet i pajete ne dhomen e gjumit nga prinderit e tij, ne Itali.
Mediat fqinje, teksa postojne edhe foton e te riut, shkruajne se cermonia do te mbahet ne vendin ku banonte se bashku me familjen, sipas riteve muslimane.
24-vjecari Aldi Cala kishte qenë pjesë e skuadrës amatore Folgor Marlia. Sipas mediave italiane, 24-vjeçari, një natë para se te nderronte jete kishte dalë për të festuar me shoqërinë, teksa ishte kthyer në shtëpi për të pushuar në orët e para të mëngjesit.
Trupi i tij u gjet i pajetë nga familjarët në dhomën e shtëpisë, teksa kishin shkuar për ta zgjuar nga gjumi, zbuluan se zemra e 24-vjeçarit kishte ndaluar.
Nga raportet e para mjekësore, raportohet se ka qenë një vdekje natyrale, teksa ish-futbollisti nuk ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe alkoolit.