Seit Jonuzaj rizgjidhet Kryetar i Komitetit të Veteranëve të LANC-it të Vlorës

SEIT JONUZAJ RIZGJIDHET KRYETAR I KOMITETIT TË VETERANËVE TË LANÇ-IT TË VLORËS.

Sipas njoftimit të Organizatës së Veteranëve, Konferenca e 20-të, zhvilluar në datën 7 tetor 2019 në qytetin e Vlorës, kryetar të Komitetit të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të rrethit të Vlorës ka rizgjedhur veteranin kallaratas SEIT JONUZAJ.

Me këtë rast Kryesia e Shoqatës Kallarati i uron suksese atij dhe gjithë kryesisë në realizimin e misionit të Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it, duke ruajtur me nder e dinjitet sakrificat sublime të dëshmorëve dhe partizanëve për çlirimin e atdheut nga okupatorët nazifashistë, transmetimin te brezi i ri të vetive dhe virtuteve më të mira të të parëve tanë, duke bërë të mundur rritjen e ndjenjës së patriotizmit dhe atdhedashurisë kudo që ndodhen.
Shëndet dhe jetë sa më të gjatë gjithë veteranëve të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë!
Respekte e mirënjohje!

Loading...