Ou, ç’lajm i trishtë vërtet! U prehsh në paqe, miku im, Qirjako- Nga Sejmen Gjokoli

Ndarja nga jeta e aktorit dhe regjisorit të mirënjohur të Teatrit dhe Estradës së Vlorës Qirjako Sava,  ka hidhëruar shumë qytetarë të Labërisë dhe gjithë Shqiperise. Ja si shprehet Zoti Sejmen Gjokoli në momentin kur ka mësuar per ndarjen nga jeta të Qirjako Savas.

Ou, ç’lajm i trishtë vërtet…
Ndahet nga jeta një nga vlerat, nga gurët e çmuar të artit dhe kulturës vlonjate.
Një artist me përmasa të mëdha të artit skenik, plot finesë, ekspresivitet dhe shumë plansh; aktor në humor e dramë, regjisor e krijues plot talent.
Mbi të gjitha një njeri me qytetari të rrallë…
Ngushëllime familjes e kolegëve!
U prehsh në paqe, miku im, Qirjako Sava!

Sejmen Gjokoli

Loading...