Artan Hoxha publikon pamjet ku fisi i Çapjave qëllon drejt policisë (foto)

Kalvari i ngjarjeve kriminale në Elbasan vijon të mbetet i pazgjidhur. 

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga ngjarjet e njëpasnjëshme të ndodhura në këtë qytet që kanë për autori pikërisht anëtarë të fisit Çapja.

Hoxha publikoi sot në emisionin Repolitix me gazetarin Denis Minga një video nga atentati i 8 qershorit, kur Çapjat sulmojnë policinë operacionale.Në video duket makina e blinduar me të cilën udhëtonin Çapjat duke ndjekur një makinë policie.

Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar edhe është dënuar me dy vite burg Bledar Muça.

“Aty janë dy punonjës policie që mundohen të mbrohen. Gjëja më e çuditshme është hetimi i kësaj. Një prej personave në Benz, Bledar Muça largohet dhe njoftohet policia.Ajo merr një njoftim se ka pasur një shkëmbim zjarri dhe niset drejt vendngjarjes. Nga Benzi dalin dy persona. Ajo që është e çuditshme hetimet kanë kaluar në disa shkallë dhe akuza nga ‘tentativë për vrasje’ ka shkuar në ‘ tentativë për vetëmbrojtje’.

Si mund të jenë në kushtet e vetëmbrojtjes persona të armatosur. Janë identifikuar tre persona që kanë qenë në automjet. Bledar Muça, Florenc Çapja dhe Ardian Muça. Në vendimin e Gjykatës është dënuar vetëm një person me dy vjet por gjatë fazës hetimore janë prishur prova.

Sot situata ka ndryshuar edhe në Prokurori. Kanë dalë ementë të rinj që mund të ndikojnë në hetimin e kësaj çështjeje. Kjo është betejë. Jemi në zemër të Shqipërisë. Në vend që policia të ndjekë objektivin ndodh e kundërta. Policia lokale e Elbasanit nuk e dinte që operacionalja ndodhej në Elbasan.

Bledar Muça thotë se është njoftuar se një makinë na është vënë nga mbrapa dhe kemi shkuar për të parë se mos ishin të njëjtit persona që kanë tentuar të na vrasin në datë 6.

Punonjësit e policisë kanë dalë dhe kanë marrë një kallashnikov dhe kanë qëlluar por mjeti i blinduar nuk ka pësuar asnjë gërvishtje.

Kjo është një ngjarje që ka pasur reagim që në atë kohë. Në makinë kanë qenë Bledar Muça dhe Erion Millo por nuk dihet kush ka qenë personi i tretë”, u shpreh Artan Hoxha.

Vetëm dy ditë para kësaj ngjarje te dera e drejtorisë së Elbasanit ishte bërë atentat Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës. Lidhur me këtë ngjarje u arrestua dhe u dënua autori Hasan Papa./Report tv

Loading...