Shqipëria po braktiset, po shkretohet gjithnjë e më shumë

Shqiperia po braktiset, po shkretohet gjithnje e me shume.

Emisioni Top Story udhëtoi drejt fshatrave të Zagorisë për të parë nga afër pasojat e largimeve masive.

Zagoria ka pasur më shumë se 1700 banorë ndërsa sot janë më pak se 500. “Zagoria ka pasur 1700 banorë, ndërsa sot ka 500 banorë.

Më parë ka patur mbi 1000 shtëpi ndërsa sot numërohen 130, kanë ikur njerëzit në emigrim”, tregon Alqi Jakupi, banor i fshatit.

Ky është fshati Sheper, vendi ku ka lindur Andon Zako Çajupi. Emrin e tij e mban shkolla e fshatit, e cila shumë shpejt do të mbyllet.

“Në Zagori kanë qënë katër shkolla me mbi 40 nxënës secila. Ndërsa tani kanë mbetur dy shkolla me 5-6 nxënës”, tregon Dhimitër Voiti, banor i fshatit. Në Sheper kanë ngelur më pak se 20 familje, të gjithë janë pleq.

“Në Sheper kanë qenë 62 familje para viteve ‘91. Tani kanë ngelur më pak se 20 shtëpi me pleq. Lindjet janë të pakta”, tregon Piro Mani, banor i fshatit.

Banorët e Sheperit kanë ndjekur rrugën e Çajupit dhe mërzinë e mbushin me vargje. “ǒti bëjmë shtetit, ç’ti bëjmë fatit? Na griu malli për fëmijët, puthim kalamajtë e fshatit, tregon Alqi Jakupi, banor i fshatit.

Loading...