Rrathët e zinj poshtë syve krijojnë një gjendje të bezdisshme, ndikojnë në pamjen e jashtme, por edhe në gjendjen psikologjike, kryesisht të femrave.
Shkaqet e krijimit të tyre janë të ndryshme, duke filluar që nga gjenetika, mosha, gjumi i keq, lodhja etj.
Megjithatë, nese i trajton me disa maska të thjeshta, rezultati do të jetë shumë i mirë. Meqë jemi në sezonin e vjeshtës dhe të shegëve, këtu ka një maskë për trajtimin e rrathëve me shegë. Në vetëm pak minuta.
Maska me shegë Maska me shegë ndihmon në riaktivizimin e qarkullimit të gjakut, eliminon shenjat e lodhjes, qeset dhe rrathët e zinj që mund të krijohen poshtë syve. Përdorimi i kësaj maske të bën të freskët dhe më rinore.
Përbërësit: 20-30 kokrra shegë, 1 lugë gjelle kos, 2 lugë ҫaji mjaltë, 1 lugë vaj ulliri Në një enë të vogël hidh mjaltin dhe përzieje me kos. Më pas, shto kokrrat e shtypura të shegës. Me përfitimin e një mase homogjene, aplikoje duke e përhapur lehtë poshtë syve dhe në fytyrë. Mbaje për gati 20 minuta dhe pastaj shpëlaje fytyrën me ujë të ftohtë.