Albin Kurti: Dialogun me Serbinë e udheheq unë, Thacin mund ta shkarkojmë

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti la të kuptohet në emisionin “Opinion”, se nëse do të kishte votat e duhura, ai do ta shkarkonte Hashim Thaçin nga posti i presidentit. “Problemi më i madh që kemi me Presidentin, tani ta shohim pas vendosjes sonë si qeveri dhe fitores në zgjedhje, është sa i përket raporteve me Serbinë, sepse ka qenë fort problematik në këto dy vitet e fundit.

Ai ka bërë diçka të paimagjinueshme për ne para 3 viteve, për shkak se në njërën anë ka pranuar që të bëjë një lloj shkëmbimi territorial me Serbinë. Ai e ka quajtur korrigjim i kufirit me kompromis të dhimbshëm, ku Veriu është dhuratë e Rankoviçit”, tha Kurti. Ai u ndal edhe tek procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shtoi se ky proces duhet përgatitur mirë.

“Dialogu është ndërprerë unë jam për dialog parimor, mendoj që duhet ky dialog të jetë i përgatitur mirë dhe të mos dështojë. Jam i interesuar që taksën ta zëvendësoj me parimin e reciprocitete. Në të gjitha aspektet me Serbinë duhet të sillemi në mënyrë simetrike. Të njoh dokumentacionin e Kosovës, reciprociteti sa i përket të drejtave të autorit dhe investimeve”.

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti nënvizoi faktin se procesi i dialogut me Serbinë do të udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Unë nuk do jem arrogant me opozitën, do krijoj një ekip negociator bashkë me opozitën nuk do lejoj që Serbia të na përçajë. Dialogun do ta drejtoj unë”,pohoi Kurti, duke shtuar se presidenti Thaçi nuk do të ketë asnjë rol. “Këtë dialog do ta udhëheq unë, presidenti do të jetë president. Ai është përfaqësuesi i politikës së jashtme por jo krijues i politikës së jashtme”.

Loading...