Dyshohet se qelloi efektiven me kapsoll, dalin pamjet e kapjes të 18-vjeçarit(foto)

Pasi bëri të ditur se është arrestuar 18-vjeçarit, i cili dyshohet t’i ketë hedhur kapsollën efektives së “Shqiponjave”, policia ka bërë publike edhe momentet e arrestimit të të riut Daniel Drobaj.

“Shërbimet e Policisë Tiranë identifikojnë dhe kapin në kohë rekord autorin e plagosjes së efektives së Policisë, shtetases Ina Nuka.

Nga shërbimet e Policisë Tiranë falë një pune të mirë organizuar hetimore u bë identifikimi dhe kapja në kohë rekord e autorit të plagosjes, shtetasi Daniel Drobaj, 18 vjeç, banues në Tiranë”-njofton Policia.

Ndërkohë që 18-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Loading...