“Rama vuan nga një delir i madh.
I duket vetja pasha apo sultan…”, kështu është shprehur ndër të tjera gjatë një bisede në studion e “Top Talk” deputeti Lefter Maliqi.
Sipas Maliqit, kjo kultura e njishit është ajo çka po dëmton shqiptarët pasi janë qytetarët ata të cilët po i vuajnë fatkeqësit e këtij sistemi.
“Rama vuan nga një delir i madh.
I duket vetja pasha apo sulltan dhe do të tregoj që këtu jam unë dhe zgjedhjet i fitova unë, Presidentin e shkarkova unë dhe reformën zgjedhore e solla unë. Kjo është një fatkeqësi që po e vuajnë shqiptarët.
Qytetet dhe fshatrat do të boshatisen, njerëzit po largohen. Janë qytetarët që po vuajnë fatkeqësit e këtij sistemi.
Mua më vjen keq për opozitën që ende nuk është aty ku duhet.
Por nëse ky sistem vijon ende unë e them me plotë gojën se në këtë vend nuk është më për të qëndruar.”, është shprehur ndër të tjera Maliqi.