Lirohen 3 shqiptarët e arr.estuar në Greqi në një gomone pranë kufirit me Turqinë

Lirohen 3 shqiptarët e arrestuar në Greqi në një gomone pranë kufirit me Turqinë.

Mediat greke bëjnë me dije se 3 shtetas, 25, 42 dhe 42 vjeç kanë lënë qelinë pasi nuk është bërë i mundur dokumentimi i lidhjes së tyre me 1 ton drogë të kapur në një shpellë në Piperos, sasi e cila mendohet se vinte në rrugë detare nga Shqipëria dhe kishte destinacion Turqinë.

Ata kanë marrë detyrim paraqitje 3 herë në muaj dhe kanë lënë garanci pasurore 10 mijë euro.

Ndërkohë një person i katërt, 35-vjeçar i arrestuar një ditë pas operacionit i cili rrëfeu dhe vendin ku ishte fshehur droga është mbajtur në qeli.

Loading...