Për të mos gatuar gjithnjë peshk, ju mund të provoni sardelet e furrës.
Një gatim i thjeshtë dhe shumë i shijshëm, sidomos kur bëhet me sardele të freskëta të detit.
Megjithatë edhe me sardele të ngrira, receta bëhet e shijshme. Por tashmë dyqanet që tregtojnë peshkun janë të shumta dhe sardelet i gjeni në çdo kohë të freskëta, madje edhe të pastruara.
Kur janë të sapokapura, ato mund të piqen edhe të papastruara, sepse e ruajnë shijen e tyre më mirë.
Përbërësit:
500 gr sardele
5 lugë gjelle vaj ulliri
2-3 lugë gjelle uthull
1 limon i prerë në feta
2 gjethe dafine
3-5 thelpinj hudhra
Kripë
Rigon
Përgatitja:
Ngrohni furrën në 200 gradë.
Sardelet e pastruara vendosini në tavën ku do t’i pjekim. Shtojmë me radhë kripën, piperin, vajin, uthullën, hudhrat, dafinën dhe i përziejmë.
Sipër sardeleve hidhni fetat e limonit dhe vendosini të piqen në furrë në temperaturë 200 gradë rreth 20-30 minuta.
Servirini me sallatë jeshile, bukë të bardhë të thekur me vaj ulliri dhe një gotë vere të bardhë.