Personat që vuajnë nga depresioni janë më të predispozuar që të kenë aritmi, në veçanti fibrilim atrial, sipas një studimi që ka përfshirë më shumë se 758 mijë individë me depresion dhe një kampion të gjerë subjektesh të shëndetshëm, që është botuar në revistën “European Journal of Preventive Cardiology” me rastin e javës botërore të fibrilimit atrial.
Studimi u drejtua nga Morten Fenger Gron, i universitetit të Aarhus në Danimarkë.
Ekspertët kanë marrë në konsideratë një grup individësh të cilëve u ishte përshkruar për herë të parë një antidepresiv dhe vlerësuan rrezikun e tyre për aritmi një muaj para se të fillonin antidepresivët, një muaj më pas deri në një vit më pas.
Sipas studimit doli se në muajin para fillimit të terapisë rreziku për aritmi ishte shtatë herë më i lartë se sa tek bashkëmoshatarët e shëndetshëm.
Menjëherë sapo fillonte trajtimi me antidepresivë rreziku për aritmi zbriste në tre herë për të depresuarit në raport me bashkëmoshatarët e shëndetshëm, që më pas vinte duke rënë gjatë vazhdimit të terapisë.
Kjo tregon se duke trajtuar depresionin, në një farë mënyrë, ul rrezikun për aritmi./ATSH