Po ku kështu me kaq nxitim o djalë ?…Ç’ne ky turavrapi yt drejt amëshisë ? …
Mos ore Ed Leli, mos ore miku, shoku dhe vëllai ynë…se nuk i kishim lënë gjërat, punët dhe fjalët për me kaq nxitim. E mbylle në mënyrën më të pakuptimtë dhe më të pabesueshme këtë portë te botës jetësore duke hapur në po këtë mënyrë atë portën tjetër të përjetësisë… Po mos o Ed…Pse kështu !
A e kupton se çna ke bërë ?
Na ke tronditur, zhuritur, pikëlluar, lotuar, na ke mpirë dhe hidhëruar…Të prisnim, si përherë, me atë buzagazin tënd të na rregulloje midenë e shpirtit, të na mbushje me gëzim dhe hare…të na hiqje stresin dhe rrisje moralin ashtu siç dije ti…me atë optimizmin tënd të pafree, ashtu siç më ke dhënë me mijëra herë…Atë kujtohet çmë thoje, kur edhe unë isha midis “portave”… – Hej vëlla, kemi shumë punë akoma, se kemi kohën për andej…
Por ti nuk prite për vete, nuk pyete për “kohën” që s’ishte për andej…por ike…
Ike, o vëllai im i mirë. Jo se s’të pëlqeu kjo bota jonë e çuditëshme…absolutisht jo ,sepse ti e doje aq shumë atë sa sakrifikove gjithëshka…punove që fëmijë për të, edukove edhe fëmijët e tu me këtë dashuri, por siç duket kishin më shumë nevojë për ty andej matanë…
Ehhh mor Ed Leli…U bëftë dritë shpirti yt i madh… Lamtumirë, vëlla../Genc Demiraj
Po ku kështu me kaq nxitim o djalë ?Ç’ne ky turavrapi yt drejt amëshisë ?Mos ore Ed Leli, mos ore miku, shoku dhe vëllai ynë!
Loading...