“Asgjë” – Poezi nga Anila Toto

ASGJË
Asgjë të keqe nuk mbaj më në shpirt,
Edhe armiqtë e mundshëm i kam falur.
Kam falur dhembjet që më dënuan liritë,
braktisjet dhe kthimet përfundimisht i kam falur.

Kam falur ata, që para sysh më kanë vdekur,
Kam falur ata, që vetëm për vete kanë jetuar,
Ata, që me shkak pranë meje kanë mbetur,
E që kur mundén pabesisht më tradhëtuan.

Kështu …
Rash’ në një paqe të butë e të bindshme,
Ku gjithçka merr natyrshëm të drejtën e saj,
Vazhdoj të dëgjoj vetëm ndërgjegjen time.
E pranova edhe veten në mundem ta fal!

Anila Toto

Loading...