Bashkia e Gjirokastrës po punon intensivisht për normalizimin e qarkullimit në rrugët rurale.
Rruga që lidh fshatrat Andon Poçi-Hundëkuq, në Gjirokastër i është kthyer normalitetit, pas ndërhyrjes së bashkisë së Gjirokastrës.
Në një gjatësi prej 4 kilometrash kjo rrugë e lënë në harresë dhe e degraduar, iu nënshtrua rehabilitimit, duke bërë të mundur rregullimin e shtratit të saj, si dhe hapjen e kanaleve anësore”.
“I është kthyer normalitetit të lëvizjes së mjeteve një tjetër segment rrugor rural. Në një gjatësi prej 4 kilometrash që lidh fshatrat Andon Poçi- Hundëkuq, Njësia Administrative Odrie për shkak të degradimit u punua në shtratin e rrugës dhe në hapjen e kanaleve anësore”, shprehet bashkia e Gjirokastrës.
Ditët e fundit punonjësit e Agjencisë së Shërbimeve Publike po punojnë me intensitet në rrugët rurale me probleme. Një ndër to është edhe rruga në njësinë administrative Picar.”//atsh