Sejmen Gjokoli
LOTI PËR TY U BËFTË KËNGË
-në vënd të elegjisë për Edi Lelin-
Të kishim shok e mik të mirë,
Se dimë pse ike me kaq vërvimë.
Pse ike vallë, kaq shpejt pse shkove,
Ti buzësh kishe veç mjalt me hoje.
Ti kishe diell gjithmonë në buzë,
Me vrulle ishe, me zjarre shpuzë.
Tani që ike, na le pas mallin,
Për shokun, mikun, vëllain, djalin.
Na le një det mbushur me lot,
Dhe malet labe po qajnë sot.
U prehsh në paqe, labi me rrënjë,
Loti për ty u bëftë këngë.
Loading...