Basha: “Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur”

Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar ne lidhje me arrestimin e protestuesve ne unaze. 

Ai ka thene se sjellja e qeverise Rama ndaj qytetareve e mban larg vendin nga BE ndersa ka shtuar se opozita nuk do ta lejoje kryeministrin qe ta mbaje vendin peng.

Reagimi i Bashes:
Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro.

Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë.

Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku.

Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane!

Loading...