Shperthen analisti i njohur “Jeni të gjithë të korruptuar” : Rama është i mundshëm, por Basha duhet të ofrojë…

Analisti Mustafa Nano në një intervistë për situatën politike thekson se Edi Rama mund të mposhtet, por vetëm duke i ofruar qytetarëve një altërnativë më të mirë.

Në një intervistë për Mapo, analisti thekson më tej se Lulzim Basha e ka braktisur këtë mundësi dhe është në pritje që njerëzve ti vi në majtë të hundës me kryeministrin aktual. Ai e konsideron të drejtë kauzën qytetare, pavarësisht “paligjshmërisë” në ndërtime, por e quan të panevojshme politizimin e çështjes nga opozita.

Protesta e së enjtes përballë Parlamentit nga banorët e Unazës së Re që preken nga ndërtimi i rrugës degradoi në akte dhune me policë e qytetarë të plagosur. Kjo situatë u shfrytëzua nga aktorët politikë, ndryshonin në kahet ku qëndronin, por jo në formën si shfrytëzohen fenomene të tilla sociale. Pse politika jonë ka mbetur në këtë stad, ku në mos nxitje të drejtpërdrejtë, indirekt kërkon të ndërtojë kauza në këtë formë?

Një sjellje e tillë politike ndodh kudo ku motivimi kryesor është ardhja në pushtet apo mbajtja e pushtetit me çdo kusht. Dhe Shqipëria është një nga këto vende, ku partitë nuk ngrihen mbi ide e programe. E vetmja ide, i vetmi program i partive politike te ne është – përsëris pasi më duket që është gjëja më e rëndësishme – të vinë në pushtet e të qëndrojnë në pushtet. Me këtë “ide a program” ua marrin mendjen njerëzve. Ata njerëz që dalin në protestë, e që përdorin dhunë, nuk e bëjnë këtë gjë në mbrojtje të interesit publik, apo në mbrojtje të ndonjë kauze, të cilën e kanë shumë për zemër. E bëjnë se duan të vijnë në pushtet. Ngrenë zërin kundër korrupsionit sepse duan të jenë ata që e bëjnë korrupsionin.

Dhe meqë jemi në këtë pikë, vëreni debatin publik! I gjithi është i dominuar nga retorika kundër korrupsionit. Në asnjë vend tjetër të Europës nuk flitet kaq shumë kundër korrupsionit, e nuk denoncohen kaq shumë bëma e afera të supozuara korruptive, sa kjo gjë bëhet në Shqipëri. Përse ndodh kjo? Ngaqë ka ndjeshmëri të mëdha nga përdorimit abuziv të pushtetit? Ngaqë korrupsionin shqiptarët nuk e durojnë dot? Ngaqë shqiptarët kanë ndonjë standard moral të lartë? Apo ngaqë opozitën e kemi të pastër si kristali? Jo, nuk është asgjë nga këto. Këtu flitet kundër korrupsionit sepse të gjithë janë të korruptuar. Jemi të gjithë të korruptuar. Qeveria në radhë të parë, por edhe opozita. Madje, edhe opinionbërësit. Pjesa më e madhe e tyre të bëhet se kanë motive korruptive në kritikat e tyre. Prapa britmave për të dalë në protestë, për t’u ballafaquar fizikisht, për të përdorur dhunë, për të dhunuar institucionet, për ta bërë dynjanë tym e flakë, qëndron padurimi për të rrëzuar një qeveri që nuk u ka krijuar atyre mundësi abuzimi, e që këto mundësi ua ka krijuar të tjerëve.

Politizimi i protestave i ndihmon apo dëmton qytetarët që dalin të protestojnë para institucioneve për çështjet të cilat preken? Duke u ndalur në faktorin politik a po kalon opozita aktuale nga lufta institucionale në atë të “rrugës” duke qëmtuar çdo pakënaqësi popullore, qoftë edhe me çështje që prekin grupe të caktuara njerëzish?

Loading...