Manjani: “Me çfarë logjike, për më tepër me çfarë mandati, rri këtu Prezenca e OSBE?! Përveçse për të parazituar dhe për të fyer shqiptarët”

Meqë ra fjala, a di njeri të shpjegojë se me çfarë logjike, për më tepër me çfarë mandati, rri këtu Prezenca e OSBE?!

Përveçse për të parazituar dhe për të fyer shqiptarët, anëtarë të Këshillit të Evropës, të NATOS e të vetë OSBE, çfarë misioni tjetër kanë ata këtu?!

Si ka mundësi që vijon rutina e përhershme e këtyre parazitëve me imunitet diplomatik, që vetëm prishin punë?!

Të gjithë pensionistët e Ministrive të Jashtme të shteteve anëtare shfaqen këtu për të shijuar ditët e fundit të karrierës.

As siguri, as demokraci e madje as zgjedhje të lira e të ndershme nuk garantojnë dot. Dalin madje edhe kundër ODIHR që është pjesë e vetë ODBE!

Shqipëria monitorohet mjaftueshmërisht nga çdo institucion ndërkombëtar e qeveri e interesuar.

Prezenca e OSBE nuk afron asgjë as në këtë drejtim. Asgjë fare, fare! Bën vetëm një përmbledhje të thashethemeve të gazetave çdo sabah dhe e shpërndan poshtë e lart pa asnjë përgjegjësi.

Shqipëria ka detyrime të përcaktuara si në institucione ku është anëtare, ashtu edhe para istitucioneve ku dëshiron të anëtarësohet. OSBE nuk ka më asnjë rol për të luajtur.

Prandaj është momenti ta falenderojmë këtë Prezencë, për prezencën e saj dhe ta ftojmë të mbledhë leckat e të shohë për ndonjë shtet tjetër në nevojë për ta.

Shqipëria, me gjithë problemet e thella demokratike, nuk ka nevojë për OSBE parazite. “Enough is enough”!

P.s. Nuk mund të mos e përsëris revoltën time për atë fyerje të rëndë që bëri shefi pensionist i Prezencës së OSBE mbrëmë: Shame on You!

Loading...