Kryeministri Rama nenvizon se BE aktualisht ka në tryezë shumë ‘patate të nxehta’ që po trajtohen, siç është edhe BREXIT.
Kryeministri, mes të tjerash nënvizon se do të vijojë “debati në BE për dakordësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shumica dërrmuese duan çeljen e menjëhershëm të negociatave, edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; Pa kushte”.
Po ashtu Rama tha se cilido qoftë vendimi i BE-së, “dielli do lindë përsëri, përpjekja jonë do vijojë”.
“Bundestagu i tha po Shqipërisë dhe sot Gjermania është avokati ynë në këtë rrugëtim të vështirë.
Cilido qoftë ai përfundim dielli do të lindë përsëri dhe dita do jetë vazhdim i kësaj përpjekje. Cilido qoftë vendimi i BE-së, dielli do lindë përsëri, përpjekja jonë do vijojë”, u shpreh Rama.