Një aksident me katër të plagosur.
Ky është bilanci i një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.
Në aksident janë përfshirë dy makina, tip Benz dhe Citroen, ndërsa 4 të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Sh., banues në fshatin Mengël Elbasan, me mjetin tip “Cintroen”, dh si pasojë janë lënduar drejtuesja e mjetit Cintroen dhe tre pasagjerët e mjetit benz,të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Loading...