Kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një videomesazh qytetarëve shqiptarë për negociatatat dhe vendimin e BE në 18 tetor, duke u shprehur se “vendimmarrja nuk ka lidhje me atë çfarë kemi bërë ne”.
“Mjafton që një vend të thotë JO për të rrëzuar PO-në e të gjithëve. Vendimmarrja nuk ka lidhje me atë çfarë kemi bërë ne.
Vendimmarrja ka lidhje me atë çfarë duan ose nuk duan të bëjnë ata me reformën në union”, theksoi kreu i qeverisë.
Rama shtoi se “Bundestagu i tha PO Shqipërisë” dhe nënvizoi se “Gjermania është avokati ynë i madh për në BE”.
Loading...