Sallata është mikja më e mirë e një personi që mban dietë.
Por kjo nuk do të thotë që duhet të jenë një pirg i mërzitshëm sallate jeshile. Nëse bëhet siç duhet mund të jenë të shijshme, ngopëse dhe të ushqyeshme. Gjithashtu shumë lloje sallatrash mund të kenë më shumë kalori se hamburgerat, kështu që kujdes!
Përdorni këshillat poshtë që të përgatisni një sallatë të shijshme dhe të mirë për belin tuaj
1. Niseni me gjethe jeshile. Hidhni në tasin tuaj të sallatës sallatë jeshile dhe perime me gjethe të errëta si spinaq, lakër jeshile etj.
Dy kupa me perime të këtilla do t’i japin trupit tuaj një furnizim të plotë me vitamina A, C dhe K si dhe shumë fitonutrientë që ndihmojnë trupin tuaj të luftojë kancerin.
2. Mbusheni me perime shumëngjyrëshe pa amidon si domate, karrota, shpargull, rrepa, speca të kuq dhe lulelakër. Sallata juaj do të jetë plot e përplot me fibra, vitamina A, C dhe betakaroten, një antioksidant i fuqishëm.
3. Hidhini mish nga gjoksi i pulës, ton, karkaleca, biftek ose djathë me pak yndyrë.
Kombinimi i fibrave me proteinat do t’ju furnizojë me energjinë e nevojshme gjatë ditës dhe do tju bëjë të ndiheni të ngopur. Shmangni djathin me shumë yndyrë apo proshutat.
4. E urreni sallatën jeshile? Bëni një sallatë pa të. Provoni si bazë ndojë lloj lakre që pëlqeni. Një tjetër variant është dhe sallata greke me shumë kastravecë, domate, qepë, dhe në majë me djath dhe lëng limoni.
5. Mos e bëni sallatën një bomë kalorike. Salcat dhe mbushjet e sallatave janë shpesh pika e dështimit për mbajtësit e dietave. Shumë mbushje apo veshje sallate mund ta bëjnë këtë fundit një bombë kalorike. Gjithashtu kini kujdes me mbushjet si arra, avokado, fruta të thatë, misër, drithëra dhe bizele.
Edhe pse janë ushqime shumë të shëndetshëm, ata i shtojnë sallatës shumë kalori dhe karbohidrate. Sa për shembull: ¼ kupë boronicë e kuqe ka 130 kalori dhe ka po aq karbohidrate sa 2 feta bukë.