Kjo ndodhi në Luksemburg, ku po zhvillohej mbledhja e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, ku, ndër të tjera, duhet të vendosnin nëse do të hapen negociatat më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Një burim diplomatik i tregoi Shqiptarja.com prapaskenën.
Në orën 12.45 ishte ministri i Jashtëm i Finlandës, vend që mban Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, ai që lëshoi b.ombën
Në një sallë, në të cilën nuk po arrihej të gjendej një qëndrim unanim, Finlanda propozoi të ashtuquajturin “decoupling”: praktikisht, një ‘Po’ për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe një shtyrje tjetër për Shqipërinë. Propozimi finlandez nuk ishte një ide e thjeshtë, e hedhur në tryezën e negociatave, por u kthye në një dokument të vërtetë, që nisi të qarkullojë ndër ministrat e 28 vendeve.
Shumë shpejt, u bënë 12 vende, mes të cilëve më aktivët ishin Danimarka dhe Spanja, që treguan se ishin dakord. Ky “decoupling” në fakt kënaqte jo vetëm ato pak vende me të vërtetë ar.miqësorë ndaj Shqipërisë, si Holanda, por edhe ato vende të tjerë, thjesht skeptikë, që duan t’i jepet më shumë kohë Shqipërisë për të plotësuar reformat, por që nuk duan në të njëjtën kohë të penalizojnë Maqedoninë e Veriut.
Kundërshtimi
Kur filloi të qarkullonte dokumenti, Italia ishte e para që reagoi, duke iu kundërvënë hapur kësaj zgjidhjeje, e cila do të kishte dë.mtuar politikisht Shqipërinë. Menjëherë, edhe Franca e kuptoi se ç’po ndodhte dhe kund.ërshtoi prerazi.
Në fakt, presidenti Macron ka siguruar edhe kryeministrin kryeministrin Edi Rama se ishte kundër “decoupling”-ut, ndërkohë që shpalli “veton” e tij në mënyrë të njejtë, si për Shqipërinë, ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut. Shtyrja franceze në fakt nuk ka të bëjë me gjendjen e reformave të të dy vendeve, por ka të bëjë në përgjithësi me një skepticizëm mbi të gjithë politikën e zgjerimit evropian.
Franca do që të vendoset një metodologji e re në procesin e zgjerimit, duke e bërë këtë proces më shumë gradual dhe të kthyeshëm, që do të thotë se, kur të mbyllen kapitujt e caktuar negociatorë, ato mund të hapen, nëse shteti kandidat nuk vazhdon progresin. Franca do që Komisioni Evropian të dalë në pranverë me një propozim konkret për këtë e pastaj, diku në verë, të mund të merret vendimi për nisjen e negociatave. Kundërshtimi francez dhe italian ndaj dokumentit finlandez gjeti më pas konfirmim në ndërhyrjen e Gjermanisë, e cila shtoi edhe Jo-në e saj të fuqishme ndaj idesë së “decoupling”-ut.
Qëndrimi
Pasi dështoi në këtë mënyrë “plani finlandez” dhe duke mos gjetur asnjë konsensus tjetër, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian e kanë lënë këtë temë për mbledhjen tjetër, që zhvillohet te enjten dhe te premten. Presidenca finlandeze e BE-së ka dalë me deklaratën se, “duke pasur parasysh diskutimet në Këshill, Presidenca merr në dijeni se Këshilli do t’i kthehet kësaj çështjeje pas mbledhjes së Këshillit Evropian”.
Në procesin e zgjerimit vendimet në Bashkimin Evropian miratohen me konsensus dhe, përderisa të ketë vende që nuk pajtohen, vendimi nuk mund të merret. Diplomatët e BE-së më pas kanë pranuar se dallimet mes shteteve anëtare janë aq të thella, saqë nuk besojnë në ndonjë vendim të shpejtë pozitiv.
Samiti i BE-së në fund të javës ka një agjendë të ngjeshur dhe disa shtete nuk janë të lumtura që në të diskutohet edhe për zgjerimin. Por, presidenti i Këshillit Evropian Tusk është i mendimit se zgjerimi ka rëndësi të madhe për stabilitetin e rajonit dhe më gjerë. Për momentin, 99% negociatat nuk do të hapen, as për Shqipërinë dhe as për Maqedoninë e Veriut, me përjashtim të rastit që një zhvillim i krizës politiko-ushtarake në Siri me Turqinë do t’i sugjeronte presidentit Macron një ndryshim të papritur të qëndrimit.
Ndërkohë që në Sirinë lindore kurdët b.ombardohen nga Turqia, në fakt, militantët e ISIS-it po arr.atisen nga burgjet dhe po riorganizohen. Ndoshta një kër.cënim i ri terr.orist në portat e Bashkimit Evropian do ta shtynte Francën që të mbështetë vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilat do të mund të ndihmonin shumë për të bllokuar një fluks të ri terr.oristësh drejt vendeve të Evropës, duke filluar pikërisht nga Franca.