Një pornostare ka zemëruar ndjeshëm besimtarët me deklaratat e saj.
Kamilla Warneck është një prej aktoreve porno më të njohur në Brazil.
Ajo ka marrë pjesë në qindra filma erotikë.
Por ajo tha se është besimtare e krishterë.
Jo vetëm kaq, por Kamilla theksoi se Zoti nuk e sheh me të keq punën që bën ajo, shkruan Gazeta Mapo, trasnmeton lajmi.net.
25-vjeçarja thotë se është rritur në një familje besimtarësh.
Prezantuesi që e mori në intervistë mbeti i befasuar nga deklaratat e saj, duke theksuar se nuk mund të jesh pornostare dhe e krishterë.
“Nuk jam dakord. Mendoj se Zoti sheh brenda zemrave tona. Ai gjykon gjërat e mira dhe të këqija që bëjmë. Dhe unë bëj gjëra të mira për njerëzit. Jam një njeri i mirë në zemër dhe kjo ka rëndësi”.
Pas intervistës, qindra komentues e kanë ofenduar dhe kërcënuar.
“U djegsh në ferr,” thonë ata. /Lajmi.net/