Itali,12 trupa gjenden të pajetë në det,nëna e përqafuar me foshnjen e saj

Në jug të ishullit Lampedusa ne Itali u gjetën 12 trupa të pajetë në det. 

Ngjarja duket se ka ndodhur si pasojë e përmbytjes së anijes, me të cilën po udhëtonin 50 emigrantë.

Mes viktimave, gjatë operacionit të rojeve bregdetare për kërkimin e tyre, u zbulua trupi i një nënë të përqafuar me foshnjen e saj.

Trupat u identifikuan edhe falë ndihmës së një roboti nënujor, i cili patrulloi zonën për ditë të tëra.

Anija, e cila ishte nisur nga Tunizia me qëllim mbërritjen në Evropë u përmbyt më 7 tetor, vetëm 6 milje larg ishullit.

Pasi thirrën për ndihmë, patrullat policore mundën të shpëtonin vetëm 22 persona.

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se nuk përjashtohet mundësia që ka akoma trupa të tjerë rreth e rrotull.
Pas punës pa ndërprerje nga të gjitha bërthamat zhytëse të disponueshme të udhëhequra nga Komandant Raiteri, trupat u morën nga roboti nënujor i kontrolluar nga distanca.

Loading...