Kush është shqiptari që u ak.sidentua në Bari (emri,foto)

Një shqiptar ka humbur jetën në Bari si pasojë e një aksidenti rrugor. 

Viktima është Asqeri Bani.

Emigranti shqiptar u përplas nga një furgon teksa po tentonte që të kalonte rrugën disa ditë më parë në 11 Tetor, ndërsa sot është identifikuar.

Aksidenti ka qenë aq i rëndë saqë furgoni e ka marrë zvarrë për disa metra. Sipas medieve, shqiptari nuk kishte shumë kohë në Itali, ndërsa nuk kishte mundur të siguronte një punë dhe strehim.

Pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, emigranti nuk mundi të mbijetonte.

Loading...