Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka akuzuar drejtpërsëdrejti mbrëmjen e sotme kur tha se në deklaratën me Merkel, ka bërë një gafë politike.
Cakaj tha se Macron ngatërroi liberalizimin e vizave me procesin e hapjes së negociatave, dhe shtoi se këtë nuk e konsideronte diçka të qëllimshme.
Ndërkohë ndër të tjera, Cakaj tha në “Open” se janë disa vende që nuk e kanë forcën e mjaftueshme për ta bllokuar procesin e zgjerimit, dhe e shtyjnë atë në vazhdimësi.
Cakaj: Disa vende anëtare duke mos qenë të fuqishme mjaftueshëm për të bllokuar procesin e zgjerimit, e shtyjnë atë në vazhdimësi.
Bushati: Është më mirë të mos organizosh festa, por t’ju thuash njerëzve me korrektësi. Ju shoh këtu si përfaqësues të një qeverie 6 vjeçare. Janë ca kushte, dhe kur këto kushte në vend që të duartrokasim se u realizuan, na shtohen edhe disa kushte më të tmerrshme
Vasili: Cilat janë?
Cakaj: E di edhe një student se Macron ka gabim trashanik. Negociatat janë diçka tjetër dhe liberalizimi i vizave është diçka tjetër. Për këtë deklarata e Presidentit të Francës ishte politikisht jo e saktë.
Nuk e kam detyrë ti jap askujt leksione bazike. Ka bërë vlerësim të gabuar për Shqipërinë dhe procesin. Është e parëndësishme nëse ai e din apo nuk e din.
Bushati: Ato që tha Bundestagu, mendoj se janë më të tmerrshme se hapja e negociatave.
Bushati: Macroni tha se gjërat duhen bërë në një formë të caktuar, ai e dinte por tha që kjo duhet bërë kështu. Negociatat nuk është se nuk po happen se nuk janë plotësuar kushtet por që Europa nuk është pozicionuar në vetvete për procesin.