Historia e tr.ishtë e një familje shqiptare të nda.rë është publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Le Iene” në Itali.
Siç shkruan media italiane, fëmija, i cili u dërgua nga Italia në Siri nga nëna e tij kur ajo u bashkua me ISIS, u gjet i gja.llë në një kamp në Siri dhe babai i tij ishte në gjendje ta përqafonte përsëri falë stafit të emisionit.
Por Alvin, i lindur dhe rritur në Itali, ka nënshtetësi shqiptare dhe pa një përfaqësues të diplomatik nga Tirana ai nuk mund të lërë kampin e të bashkohet me të atin. Dhe tani ai kamp rre.zikohet nga b.ombat turke që kanë nisur s.ulmet prej disa ditësh.
“Pse erdhëm këtu? Kishim një mision, të gjenim Alvin, fëmija i lindur në Itali 11 vite më parë dhe u mor nga nëna e tij një ditë të bukur iu bashkua ISIS. Që nga ajo ditë, babai i tij Berisha nuk ka mundur dot ta takojë dhe e sheh vetëm në foto në albumin që mban në duar dhe me l.ot në sy.
Familja shqiptare me ciftin dhe 3 fëmijë jetonin në Itali një jetë normale por dicka ndodhi me gruan. Me siguri njohu dikë që e bindi dhe iku nga aeroporti i Bergamos me djalin e saj Alvin që ishte 6 vjec. Nje dite ai mori nje leter qe thuhej se ishte nga i biri ku i thoshte se i mungonte dhe madje i kerkonte qe ta kthente serish ne shtepi”, thote gazetari ne video.