Rama: “Me Albin Kurtin do takohemi në ditët në vijim. Ka kërkuar të më takojë. E pres me shumë kënaqësi”

Kryeministri Edi Rama ka folur dhe për marrëdhënien me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrin e zgjedhur në Kosovë Albin Kurti në konferencën për shtyp, pak orë pas përgjigjes negative për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Rama tha se do takohet në ditët në vijim me Kurtin dhe se bie dakord me të se është e nevojshme një shtysë e re në marrëdhëniet mes dy qeverie. Rama tha se ka disa propozime dhe madje nxori një prej tyre, një ministër shteti për bashkëpunimin në të dy vendet.

“Me Albin Kurtin do takohemi në ditët në vijim. Ka kërkuar të më takojë. E pres me shumë kënaqësi. E kam ndjekur në prononcimet e tij. Bie dakord me të që ka nevojë për një shtysë të re në raport me marrëdhënien mes dy qeverive dhe në raport me marrëveshjet e bëra. mendoj që duhet të shkojmë përtej marrëveshjeve të bëra dhe që me qeverinë e re të mbushim boshllëqet e krijuara me qeverinë e mëparshme. Kam disa propozime të reja që do ia bëj atë. Mendoj se është momenti për të vendosur një ministër shteti për bashkëpunimin në të dy vendet dhe një pikë bashkëpunimi institucionale. Me shumë kënaqësi do dëgjoj dhe idetë e freskëta të Albinit, tani që do marrë përgjegjësinë dhe do kalojë nga poezia e opozitës në atë të prozës”, deklaroi Rama.

Loading...