Berisha: “Edvin Mafia i mbylli dyert e BE për Shqipërinë.Kjo është dhurata e Edvin Mafisë dhe narkoshtetit të tij për shqiptarët”

Samiti i kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE vendosi:

Nuk pranohet hapja e negociatave! Edvin Mafia i mbylli dyert e BE për Shqipërinë!

Miq, një vendim ogurzi u mor sot për Shqipërinë në Bruksel.

Vjet u caktua si datë e mundshme për hapjen e negociatave fundi i ketij viti në rast se plotësoheshin 7 kushtet nga narkoqeveria shqiptare!
Gjatë këtyre 16 muajve narkoqeveria e Edvin Mafisë nuk plotësoi asnjërin nga 7 kushtet.

Përkundrazi pati përkeqësime të mëdha që detyruan Bundestagun të shtojë nga 7 në 9, de fakto 10 kushtet për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Kjo detyroi disa vende të BE të refuzojnë në mënyrë kategorike hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Jo vetëm kaq, por Shqipëria me Edvin Mafinë nuk mori asnjë datë tjetër sado të largët për të shqyrtuar mundësinë e hapjes së tyre!

Kjo është dhurata e Edvin Mafisë dhe narkoshtetit të tij për shqiptarët. Kjo është de facto mbyllje e dyerve të Europës për Shqiperinë dhe goditja më fatale e vendit tonë në 30 vitet e fundit! sb

Loading...