E KEQJA ECEN NE GEN
Çdo qelizë e qënies tënde
Kullon veç perversitet
e keqe ngjizur prej rrënje
Gënjeshtra dhe falsitet !
Ti je thjesht Makro-perversi
Prej aty gjithçka zë fillë
Përdhos nderin e çdo francezi
Porse je i lindur një i tillë.
S’mund të bëj si skile vjetër
Një adoleshent n’moshë të thyer
Kur gjakun dhe çdo eshtër
Me hipokrizi i ka ushqyer!
Në s’di çfar tu thuash francezëve
Hap dhe lexo historinë
Jemi stërnipër të Pellazgëve
Që kur kjo tokë njohu njerinë!
Folu ti për mbretin tuaj
Për mbret Françeskun e parë
Kur në përballjen e ‘gjigantëve’
Luftën fitoi me shqiptarë .
Si mund ta harroni mbretin
Kurrësesi Ai s’do t’ua falë
Kur i shkruante nënës për nderin
Të shpëtuar nga një gjeneral
Gjeneral Merkur Bue Shpata
I shpëtoi nderin dhe jetën
Ndërsa ti për qëllime të mbrapshta
Francezëve s’u thuaj të vërtetën!
Që kur vitet numuroheshin mbrapsht
Mbretëronim nëse se di or mik
Njëzetë perandorë t’Romës lashtë
Vinin prej Gadishullit Ilirik !
Mbretëresh Teutën kemi
Që kur me gur luftonte njeriu
mbretër Ilir siç ishte Genti
Gjer në Egjipt Mehmet Aliu
Papë për kishën dhe vezirë
Klementin dhe Ali Pasha Janinë
Lexoni Bonopardin më mirë
Për të njohur historinë.
Mos fol për bëmat e Skëderbeut
Për Kalorësin e krishtërimit
E shohin vet or burr i dheut
përmendoren në mes t’Parisit
As dhe për Nënën Terezë
mos fol asnjë fjalë goje
Se çdo i ndershëm francezë
Përulet para asaj shenjtore.
Ti folu francezëve të ndershëm
për gënjeshtrat e tua rrëfeu
Se k’to pabesi kanë filluar hershëm
Duke vuajtur populli im dhe Atdheu
Që kur kuçedrat trojet e mia shqyenin
dhe gjaku gjer në gju shkonte këtu
Kuçedrat bekime gjithëandej merrnin
Se ishin dashnoret e gjyshërve të tu!
Skender Lazaj Trebeshina