TI MOJ LABËRIA IME
Ti moj Labëria ime
Vendi bekuar nga zoti
Si në vaj , e ligjërime
Vargjet derdh, si pika loti
Ti moj Labëria ime
Mbi cdo gurë, një histori
Aty ku gjysmën e zëmrës
E kam lënë, kujtim për ty
Ti moj Labëria ime
Vendi im i fëmijërisë
Kur nëna ligjet i thotë
Qan dhe sythi i hardhisë
Ti moj Lbëria ime
Për ty rrahjet mi shton zëmra
Ku birbili , zgjon agimet
Ku në Labce, thuhet kënga
Për ty shpirti , sështë i qetë
Si zhurmë, e ujit në kroje
Ku cdo fjalë, eshtë aq e ëmbël
Si mjaltë i bletës, në hoje
Tek ti syri, le të mbyllet
Dhe i vdekur, do rrahë zëmra
Mbi baltën tënde mbështjellë
Si foshnja, në gji tek nëna
Zilfo Muco 19/10/2019
Loading...