Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma, pas refuzimit të Këshilli Europian i bëri negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, thotë se Bashkimi Evropian dha sinjal jo vetëm për kryeministrin Edi Rama, por edhe për shqiptarët.
E ftuar mbrëmjes e së premtes në “Zonë e Lirë”, Duma tregoi gjashtë arsye pse ky vendim ndikon negativisht. ”Pa diskutim që sinjali që është dhënë nuk është më sinjal vetëm për Ramën pasi është dhënë shumë herë por edhe sinjal për shqiptarët për të thënë boll më.
Ne kemi bërë gjithçka për të mos na duan. Unë e kam shqetësim personal mos hyrjen në Europë. Nuk ka Shqipëria asnjë plan tjetër përveç se të hyjë në Evropë. Nuk është islamofobia, fare”,-tha Duma.
Deklarata e plotë
Pa diskutim që është një lajm i keq përtej skepticizmit. Nga ana ekonomike nuk ka asnjë dyshim që hyrja në Evropë do të rrisë standardet. Shqiptarët nuk paguajnë pak taksa, paguajnë edhe tek buka por nuk u kthehen në shërbime. Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç se këtë plan. Nuk ndërtojmë dot kapacitete për të thithur fonde.
Nuk jemi vend kredibël për investitorët. Hapja e negociatave do të thotë vend stabil. Institucionet shqiptare në realitet nuk ka prodhuar asgjë. Administrata shqiptare nuk fiton statusin real të depolitizimit. Nuk bëjmë dot as bujqësi, as turizëm nëse nuk kemi mbështetjen strategjike të tyre.
Pa diskutim që sinjali që është dhënë nuk është më sinjal vetëm për Ramën pasi është dhënë shumë herë por edhe sinjal për shqiptarët për të thënë boll më.
Ne kemi bërë gjithçka për të mos na duan. Unë e kam shqetësim personal mos hyrjen në Europë. Nuk ka Shqipëria asnjë plan tjetër përveç se të hyjë në Evropë. Nuk është islamofobia, fare.
Ne jemi kthyer jo vetëm për standardet tona por për standardet që duan ata. Problem i madh i tyre është formalizimi i parasë së zezë. Paratë që e kanë burime të zeza në Shqipëri u kthyen në investime atje. Kur ata thanë se nuk kontrollojmë dot më parë dhe Shqipëria është kthyer në portë e trafikimit dhe kërkuan heqjen e liberalizimit të vizave.
Një vit më vonë erdhi çështja e azilkërkuesve, që rriti skepticizmin. Europa ka problemet e veta për të diskutuar por pa dyshim që ne bëmë gjithçka që ata të ishin më tepër skeptik