Të gjithë përpiqen që jeta e tyre të ketë një kuptim.
Shpeshherë dëgjojmë histori frymëzuese, që na bëjnë të reflektojmë edhe më shumë.
Një nga këto është edhe historia e një çifti, i cili vuan nga nanizmi.
Mes emocionesh ata kanë treguar historinë e tyre të dashurisë në emisionin “Ftesë në 5 ” në Top Channel.
Së fundmi ata janë bërë edhe prindër.
Pas 17-vitesh përpjekje, Alma dhe Nushi kanë sjellë në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Fatjon.
Ata u bënë prindër 17 muaj më parë dhe Alma ishte 41 vjeçe ndërsa, Nushi 53 vjeç.
Çifti u shpreh se pavarësisht mundit dhe sakrificës dëshira për të sjellë në jetë një fëmijë nuk u ka munguar asnjëherë dhe sot janë më të lumtur se kurrë.
Loading...