15 programet janë të disponueshme përmes Google Play Store dhe përmbajnë softuerë të dëmshëm thanë ekspertët e Sophos.
Disa aplikacione arrijnë të fshehin vetveten duke shmangur gjurmimin. Shumica e tyre janë irritues duke bllokuar ekranin e telefonit me reklama të mëdha.
Edhe pse janë hequr nga Play Store, ata janë instaluar në mëse 1.3 milionë pajisje.
Aplikacionet janë:
Flash On Calls & Messages
Read QR Code
Imagine Magic
Generate Elves
Savexpense
QR Artifact
Find Your Phone : Whistle
Scavenger – – – speed guard
Auto Cut Out Pro
Background Cut Out
Photo Background
ImageProcessingBackground Cut Out New
Auto Cut Out
Një prej aplikacioneve quajtur Flash On Calls & Messages, shfaq një mesazhe të rremë gabimi dhe më pas ju çon në Google Maps në Play Store duke ju bërë të mendoni se ky i fundit e ka fajin për problemet.
Një zëdhënës i Sophos kërkoi që përdoruesit Android ti heqin sa më parë këto aplikacione.