Përgatisni rizoton më të shpejtë dhe me më pak kosto që mund të keni bërë ndonjëherë në shtëpinë tuaj

Kjo është një zgjidhje ideale nëse në shtëpinë tuaj nuk ju gjenden kërpudha apo karkaleca.

Përbërësit:

300 gr oriz

1 spec i verdhë

1 spec i kuq

30 gr gjalpë

1 qepë

125 gr djathë parmixhano

1 l lëng perimesh

Vaj ulliri

Kripë

Përgatitja:

Vendosni një tigan me pak vaj ulliri dhe në të shtoni qepën e grirë.

Pastroni specat nga farat, prejini në copa të vogla dhe hidhini më pas në tiganin me qepë. Kaurdisini së bashku për disa minuta në temperaturë mesatare.

Spërkatini me pak kripë dhe piper, përziejini dhe më pas largojeni tiganin nga zjarri.

Në një tenxhere shtoni lëngun e perimeve dhe vendoseni në zjarr të vlojë.

Ndërkohë, në një mikser shtoni gjysmën e specave të kaurdisur me qepë dhe krijoni me to një masë kremoze.

Hidhni orizin në tigan me speat e mbetur dhe më pas shtoni edhe kremin e përgatitur. Vendoseni tiganin sërish në zjarr dhe kaurdisini së bashku me orizin për disa minuta.

Pasi lëngu i perimeve ka vluar, hidheni atë në tiganin me oriz në mënyrë që ai të ziejë.

Pasi ai të jetë përgatitur, largojeni tiganin nga zjarri dhe në të hidhni djathin parmigiano dhe gjalpin. Është gati për t’u servirur!

Loading...