Sallatë me Perime dhe Avokado

Sallatë me Perime të pjekura dhe Avokado.

Një recetë shumë e shijshme, e ushqyeshme, e lehtë dhe e shëndetshme.

E përshtatshme për t’u konsumuar gjatë çdo stine.

Përbërësit

1 kungull

1 patëllxhan (i vogël)

1 spec i kuq

1 spec jeshil

1 avokado

1/2 lëng limoni

2 lugë gjelle uthull balsamike

100 gr domate (të vogla të prera në gjysmë (pomodorini))

50 gr rukola

100 gr djathë deleje (i prerë kubikë me brinjë rreth 1 cm)

vaj ulliri

kripë

Përgatitja

Presim kungujt, patëllxhanët dhe specat në kubikë me brinjë rreth 2 cm.
I marinojmë me kripë dhe vaj ulliri.
I shtrojmë në një tepsi dhe i pjekim në 180 gradë për rreth 30 minuta.
Gjatë pjekjes i përziejmë 2 herë.
Ndërkohë presim avokadon në kubikë, e spërkasim me lëngun e limonit dhe e përziejmë lehtë që të mbulohen g jithë sipërfaqet e kubeve me limon.
I nxjerrim perimet nga furra, i spërkasim me 2 lugë gjelle uthull balsamik dhe i përziejmë lehtë.
I lëmë të ftohen dhe i vendosim në një pjatancë të përshtatshme.
Shpërndajmë sipër rukolën, domatet, djathin, spërkasim me vaj ulliri dhe shërbejmë.

Loading...